Fundoset modelja serbe “Kokaina”, kapet me armë dhe heroinë

  • 07 February 2020 - 23:06
Fundoset modelja serbe “Kokaina”, kapet me armë dhe heroinë

Një modele e famshme serbe, e njohur si “Kokaina”, është arrestuar nga policia për trafik droge dhe armësh zjarri.

Policia i gjeti në makinë modeles bukuroshe Marijana Mirjanic 20 kg marijuanë, një sasi heroine dhe 5 pistoleta.

31-vjeçarja Mirjaniç, e cila është dhe nënë, do të qëndrojë prapa hekurave për 48 orë, përpara se të dalë përpara Gjykatës në Novi Sad. 

“Marijana mendohet të jetë korriere e drogës dhe armëve. Ne po hetojmë nëse ajo është e përfshirë në një organizatë kriminale apo është përdorur nga të tjerë pa dijeninë e saj”, deklaroi një zëdhënëse e policisë, pas interesit të publikut.

Armët që u gjetën në makinën që drejtohej nga modelja gjithashtu u dërguan për një analizë të hollësishme, për të parë nëse ato janë përdorur në një ngjarje të mëparshme kriminale apo kishin destinacion tregun e zi.

(Kosova Sot Online)