Vjosa Osmani ka një porosi për PDK’në dhe opozitarët e tjerë

  • 07 February 2020 - 23:16
Vjosa Osmani ka një porosi për PDK’në dhe opozitarët e tjerë

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se lëvizja në zyrën e saj e fotografisë së presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, është e ligjshme.

Osmani ka thënë se tani e konsideron atë çështje të mbyllur.

“Kjo (lëvizja e fotografisë v.j.) është e ligjshme dhe me kaq mbyllet kjo temë”, është shprehur ajo.

Kryeparlamentarja e re ka komentuar vendimin e Partisë Demokratike të Kosovës për ta bojkotuar Kuvendin në protestë ndaj saj. 

“Bojkoti i tyre ka filluar më 3 shkurt. Është vendim i mëhershëm, ditën kur është votuar qeveria”, ka thënë ajo.

Ajo ka porositur opozitën t’i kthehet Kuvendit.

“Unë mendoj që roli i opozitës është i rëndësishëm për demokracinë tonë. Shpresoj që ata t’i kthehen Kuvendit”, ka thënë Osmani.

(Kosova Sot Online)