“Në listën e zezë të SHBA-së”, Glauk Konjufcës i vjen kërkesa e prerë për Shkëlqim Devollin

  • 08 February 2020 - 07:26
“Në listën e zezë të SHBA-së”, Glauk Konjufcës i vjen kërkesa e prerë për Shkëlqim Devollin

“Kjo është çmenduri e llojit të harambashit dhe pro serbit Behxhet Pacollit, që jo rastësisht Amerika e ka në syrin vëzhgues, Shkëlqim Devollin, njeriun që është i lidhur me krimin e organizuar të nëntokës kriminale dhe bashkë me miqtë e tyre të Serbosllavise. Mirëpo, kjo marrëzi unë personalisht nuk besoj fare se e ka jetëgjatësinë e gjatë. Këta me gjak serbi nuk duhet të lejohen ta kanë të gjatën. Nuk duhet lejuar fare kur një rrjet kriminal, pro rus dhe pro serb ta njollosin Kosovën, këta mafioz Pacollian dhe ata Devolloviqët i kanë ditët e numëruara sepse Konjufca sa më parë duhet t´i lëvizi gurët dhe duhet t´i largoj në theqafje të tillët”, thotë Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Një nga skandalet që ka ndodhur në mandatin e kaluar të koalicionit PAN, në Ministrinë e Punëve të Jashtme të drejtuar nga Behgjet Pacolli, e që po i mbetet trashëgim edhe Qeverisë Kurti, është vendimi për ta vendosur Konsull Nderi në Malin e Zi, mafio-oligarkun Shkëlqim Devolli, të cilin SHBA-të e kanë futur në Listë të zezë dhe nuk i lejohet hyrja.

“Kosova Sot Online”, i ka dërguar pyetje edhe Ministrit të Jashtëm, Glauk Konjufcës nëpërmes të zyrës për Informim, për të marr detaje se si do ta trajtojë këtë skandal të trashëguar nga Pacolli, por gjatë ditës ka marr asnjë përgjigje.

E analistët politike kërkojnë nga Ministri Konjufca, që të anulohet një vendim i tillë i Pacollit dhe të mos i lejohet mbajtja e titullit Konsull Nderi oligarkut Devolli, ngase këtë titull po e keqpërdorë në interes të biznesit të tij, duke i shkaktuar shtetit miliona evazion fiskal.

Sipas analistëve, rasti i parë i keqpërdorur nga Shkëlqim Devolli në postin tjetër si konsull nderi, ishte edhe me shtetin fqinjë të Maqedonisë në Pejë, duke bërë evazion fiskal pa ndërprerë.

Image
Reshat Badallaj

“Pasi që mënyra e të bërit biznes për vëllezërit Devolli, është pikërisht përmes krimit dhe nëntokës kriminale duke përdorur çdo resurs, përfshirë edhe emërtimet si konsuj nderi, për të keqpërdorur dhe dëmtuar buxhetin e shtetit”, thotë analisti politik, Reshat Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Prandaj këtë lojë të ndytë për interesa të dyanshme që e ka luajtur Pacolli, analisti Badallaj kërkon që ta ndërpres në gjysmë rruge Ministri i ri i Jashtëm, Glauk Konjufca.

“Skandalet dhe aferat kanë qenë aq shumë në Kosovë sa që kanë hyrë edhe mafiozët me gjak serbi dhe që kanë punuar për interesa të Serbisë fashiste. Po, ku ka më skandaloze se një ahmak pro serb dhe pro rus, si soji i Behxhet Pacollit, të bëjë konsull nderi një njeri të bandës më famëkeqe serbe, dhe argatin me tradita të moçme të serbizimit, Shkëlqim Devollin dhe atë Konsull Nderi në Malin e Zi! Një njeri që shteti më i fuqishëm i botës, Amerika e ka futur në listën e zezë dhe e ka të ndaluar hyrjen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Le ta marrin me mend qytetarët e Kosovës se si ky ahmak Pacolli, dhe ky haramash, na dalka më i fortë se Amerika”, thotë analisti politik, Reshat Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, ky veprim i Pacollit do të duhej ndëshkuar sikur të kishte ligj që ndëshkon veprimet e tilla, por derisa nuk ndiqet me Ligj, duhet t’i merret urgjentisht titulli i Konsullit të Nderit oligarkut Shkëlqim Devolli nga ana e MPJ-së.

“Kjo është çmenduri e llojit të harambashit dhe pro serbit Behxhet Pacollit, që jo rastësisht Amerika e ka në syrin vëzhgues, Shkëlqim Devollin, njeriun që është i lidhur me krimin e organizuar të nëntokës kriminale dhe bashkë me miqtë e tyre të Serbosllavise. Mirëpo, kjo marrëzi unë personalisht nuk besoj fare se e ka jetëgjatësinë e gjatë. Këta me gjak serbi nuk duhet të lejohen ta kanë të gjatën. Nuk duhet lejuar fare kur një rrjet kriminal, pro rus dhe pro serb ta njollosin Kosovën, këta mafioz Pacollian dhe ata Devolloviqët i kanë ditët e numëruara sepse Konjufca sa më parë duhet t´i lëvizi gurët dhe duhet t´i largoj në theqafje të tillët”, thotë Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Sipas Badallajt, veprimi duhet të jetë urgjent për të ndalur dëmin e mëtejshëm, që këta mundë t’i shkaktojnë shtetit.

“Shumë zullum i kanë bërë vendit duke e vjedhur për interesa të tyre personale e duke e dëmtuar buxhetin e shtetit. Këso farë rastesh skandaloze nuk duhet lejuar dhe nuk duhet të bëhemi hore nëpër shtetet me njerëz të pa ditur, naiv, gjysmë analfabetë që bëjnë punën e pazarexhive dhe në dëm të vendit. Behgjet zeza, i shkreti, nuk di nga shkon dhe nuk di se nga vjen, sepse i janë verbuar sytë nga hajnia. Ai duhet të jep përgjegjësi se si ka mundësi të lejon që një kësi soji të luaj me fatin e popullit dhe të vendosen në diplomaci njerëzit që janë në llupën kriminale të Amerikës, kjo vërtetë nuk do koment, por, kur kë të bësh me ta që ndër dej ju buron gjaku sllav nuk është për tu habitur fare”, përfundon Badallaj për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)