Parashikimi: Albin Kurti në testin historik përball Serbisë, ja arsyet!

  • 08 February 2020 - 07:37
Parashikimi: Albin Kurti në testin historik përball Serbisë, ja arsyet!

“Z. Kurti mundë ta inicion në Kuvend miratimin e Ligjit për Krime Lufte ngase ky ka qenë obligim fill pas lufte. Sa i përket Institutit për Krime lufte, ai ka qenë i themeluar në vitin 2011 dhe atë nga qeveria. Në realitet ka qenë dashtë të formohet nga ana e Kuvendit. Fillimisht afati kohor për marrje me grumbullimin e të dhënave për krimet dhe dëmet e luftës ka qenë dhjetëvjeçar, nga 1990, por ndërkohë u shkurtua në 2 vite 1998-99, pastaj nuk është financuar për logjistikën, për daljen dhe grumbullimin e të dhënave nëpër terren, ndaj u akomodua sa për të qëndruar dhe punuar në zyra. E në vitin 2018 u mbyll Instituti çuditërisht, duke u shndërruar në Departament për drejtësi tranzicionale”, thotë Bejta për “Kosova Sot Online”.

Pas dështimi të institucioneve të Republikës së Kosovës për adresimin e çështjes së krimeve dhe të dëmeve të luftës, që Serbia i ka shkaktuar në Kosovë, njohësit e së drejtës presin nga Qeveria e re që më në fund t’i japin zgjidhje kësaj çështje.

Një optimizëm të tillë e shprehë në bisedën për “Kosova Sot Online”, edhe Jahir Bejta, Kryetar i Shoqatës për dëme të Luftës, “Ngritja e Zërit”.

Ai beson se Qeveria Kurti do të jetë një “arrë” e fortë për vazhdimin e dialogut me Serbinë, për çka janë shfaqur reagimet e para negative nga ana e Beogradit.

Bejta beson më në fund, se angazhimi i Albin Kurtit do të jetë shumë konsistent për kërkimin e llogaridhënies nga Serbia për krimet dhe dëmet e luftës.

Image
Jahir Bejta

“Sipas rregullave ndërkombëtare mbi luftërat, shteti që fillon dhe e humb luftën ka për obligim ti kompensoi madje edhe shpenzimet nga e tërë logjistika, përveç kompensimit të dëmeve në njerëz dhe dëmeve materiale, ndaj kam përshtypjen që nëse ky zotëria është konsistent i vërtetë në atë që ka deklaruar, Serbia mundë të pranoj, ndoshta edhe ti dorëzoi të gjithë kryesit e krimit, vetëm të kursehet nga dëmet e luftës, të cilat mund të qojnë në bankrotim të shtetit. Sikur të mos kishte asnjë vrasje dhe as dëmi më i vogël material, vetëm e vetëm detyrimi i shpërnguljes nga vatrat e tyre të mbi 800 mijë banorëve do ti kushtojnë me miliarda e miliarda, dëbimi i dhunshëm është gjenocid i pastër, me që kemi të bëjmë me spastrim etnik”, thotë Bejta për “Kosova Sot Online”,

Sipas tij, një nga fillet e trajtimit serioz të krimeve dhe dëmeve të luftës nga kjo qeveri e re, është edhe Ligji për krimet e Luftës.

“Z. Kurti mundë ta inicion në Kuvend miratimin e Ligjit për Krime Lufte ngase ky ka qenë obligim fill pas lufte. Sa i përket Institutit për Krime lufte, ai ka qenë i themeluar në vitin 2011 dhe atë nga qeveria. Në realitet ka qenë dashtë të formohet nga ana e Kuvendit. Fillimisht afati kohor për marrje me grumbullimin e të dhënave për krimet dhe dëmet e luftës ka qenë dhjetëvjeçar, nga 1990, por ndërkohë u shkurtua në 2 vite 1998-99, pastaj nuk është financuar për logjistikën, për daljen dhe grumbullimin e të dhënave nëpër terren, ndaj u akomodua sa për të qëndruar dhe punuar në zyra. E në vitin 2018 u mbyll Instituti çuditërisht, duke u shndërruar në Departament për drejtësi tranzicionale”, tregon Bejta për “Kosova Sot Online”.

“Sa i përket të drejtës për inicimin e padisë në Gjykatë Ndërkombëtare të Drejtësisë, ekspertët e fushës janë ndarë në dysh, disa thonë se Kosova nuk ka të drejtë derisa të mos jetë pjesë e OKB-së, e disa pronomcohen sa ka të drejtë prandaj kjo çështje akoma po mbetet pezull. Tani mbetet në vendimin e Qeverisë Kurti se si do t’i qaset fillimit të dialogut me Serbinë, dhe mundësisë së largimit të presidentit nga kjo nismë e pa përfunduar, derisa dihet që Kurti është deklaruar për ekip gjithëpërfshirës”, shprehet Bejta.

Sido që të fillohet ky dialog, sipas Bejtës ai duhet të bazohet në Rezolutën që Kuvendi i Kosovës e ka miratuar, dhe e cila ka përcaktuar qartë edhe kornizat e ngushta të zhvillimit të tij, por dëmet e luftës gjithsesi duhet të merren në shqyrtim nga vetë gjyqësori i Kosovës.

“Sa i përket kushtëzimit të dialogut, sa më kujtohet ka qenë nxjerr Rezoluta nga Kuvendi që bisedimet të kushtëzohen me zgjidhjen e çështjes së të zhdukurve por jo edhe për dëme e luftës. Ne si subjekt për dëme të luftës jemi me shpresë se do të ketë ri kthesë, të mendimit se deri më tani gjyqësori ka qenë i varur nga politika, pra gjyqësori nuk ka funksionuar si shtyllë e pavarur,”, përfundon për “Kosova Sot Online”, Jahir Bejta, kryetar i Shoqatës për dëme të Luftës, “Ngritja e Zërit”.

(Kosova Sot Online)