Shkon në 722 numri i të vdekurve nga koronavirusi

  • 08 February 2020 - 08:21
Shkon në 722 numri i të vdekurve nga koronavirusi

Ka shkuar në 722 numri i personave të vdekur nga koronavirusi në nivel global. Ndonëse numri i viktimave për 24 orë shënoi rënie në dy ditët paraprake, shifra u rritë përsëri të premten.

Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë në Kinë njoftoi se të premten u konfirmuan 3399 raste të reja të infektimeve, duke e çuar në 34 mijë e 546 shifrën e përgjithshme të personave të infektuar. Vetëm në 24 orët e kaluara, 86 persona vdiqën nga virusi i rrezikshëm.

Një zëdhënës i Ambasadës Amerikane në Kinë njoftoi se një shtetas amerikan i moshës 60-vjeçare ka vdekur nga koronavirusi në Wuhan më 6 shkurt.

Në anën tjetër, Ministria e Shëndetit Publik në Tajlandë raportoi për shtatë raste të reja të shtunën. Në mesin e personave të infektuar ishin tre tajlandezë dhe katër kinezë.

Këto raste e çuan në 32 numrin e përgjithshëm të personave të infektuar me koronavirus në këtë shtet, që paraqet shifrën më të lartë jashtë Kinës, shkruan “Reuters”.

Njëri pa personat e infektuar ishte pjesë e grupit prej 138 personave të evakuuar nga qyteti Wuhan i Kinës, i cili është epiqendra e virusit të ri.

(Kosova Sot Online)