I riu humb kontrollin e makinës dhe bie në lum, zjarrfikësit e nxjerrin të vdekur

  • 08 February 2020 - 08:37
I riu humb kontrollin e makinës dhe bie në lum, zjarrfikësit e nxjerrin të vdekur

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën Elbasan- Peqin, ku një 35 vjeçar ka humbur jetën.

I riu ka humbur kontrollin e makinës dhe përfunduar në lumin Shkumbin.

NJOFTIMI:

Mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Elbasan – Peqin, në fshatin Murras, shtetasi  S.S., 35 vjeç,  banues në Elbasan, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka dal nga rruga dhe  ka rënë në lumin Shkumbin, për pasojë ka ndëruar jetë  drejtuesi i mjetit. Shërbimet e Policisë dhe të Zjarrfikses  bënë të mundur nxjerrjen e mjetit  nga lumi ku brenda tij u gjet i pa jetë drejtuesi i mjetit shtetasi S.S. Vijon puna për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit. 

(Kosova Sot Online)