Mësoni motin për sot dhe nesër

  • 08 February 2020 - 09:06
Mësoni motin për sot dhe nesër

Fundjava me kthjellime, në mëngjes ngrica, ditën temperaturat në rritje. Në fillim të javës së ardhshme butë, me vranësira të ndryshueshme e me reshje lokale shiu

Në ditët e fundjavës rajoni ynë do të jetë nën ndikimin e fushave të presionit të lartë dhe masave të ngrohta ajrore, që po depërtojnë nga Evropa Qendrore. Në këtë situatë meteorologjike pritet të mbajë mot kryesisht i kthjellët dhe me diell, ndërsa temperaturat maksimale do të shënojnë rritje, bën të ditur Prishtina Weather.

Sipas shërbimit të meteorologjisë, në fillim të javës vendi ynë mbetet nën rrymimin e masave të ngrohta ajrore, që do të kushtëzojnë mot të butë, derisa nga Atlantiku përgjatë Italisë do të depërtojnë fusha të presionit të ulët, që nga rajoni ynë do të sjellin mundësi edhe për reshje lokale shiu.

Sipas PW, të mërkurën vonë gjatë natës depërtimi i një fronti të ftohtë mund të sjell mundësi për reshje afatshkurta bore edhe në vise të ulëta.

Vlerat e cilësisë së ajrit do të luhaten përreth vlerave mesatare, e kohë pas kohe do të rriten edhe në të pashëndetshme, paralajmëron PW.

Parashikimi për periudhën 8–12 shkurt:

8.02 – Në mëngjes vranësira. Ditën pjesërisht vranët, me intervale më të gjata me diell. Në mbrëmje kthjellime.

9.02 – Kthjellët dhe me diell. Në mëngjes ngrica, e ditën mot më i butë.

10.02 – Mot i butë, gjatë ditës vranësirat do të shtohen. Në mbrëmje vonë priten reshje lokale shiu.

11.02-12.02 – Të martën, mot i butë, me vranësira dhe intervale me diell. Kohë pas kohe priten reshje lokale shiu, në vise malore borë. Ditën e mërkurë butë, kryesisht me vranësira. Në mbrëmje reshje shiu, që më vonë gjatë natës do të shndërrohen në reshje bore.

Gjatë kësaj periudhe pesë ditore temperaturat do të shënojnë rritje graduale edhe mbi vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga -5C deri në 4C, e maksimalet nga 5C deri në 12C.

Do të fryejë erë e lehtë drejtimesh të ndryshme 1-4m/s, ndërsa në fillim të javës kryesisht nga jugperëndimi 4-14m/s.

Shtypja atmosferike do rritet mbi vlera normale, e nga fillim i javës do të pësojë rënie.

(Kosova Sot Online)