Tre motra i japin fund jetës së bashku

  • 08 February 2020 - 09:38
Tre motra i japin fund jetës së bashku

Tre motra i kanë dhënë fund jetës tragjikisht së bashku! Ngjarja e rëndë u zbulua mëngjesin e kësaj të enjteje, kur policia gjeti një nga tre motrat, të varura në shtëpi.

Në xhepin e saj kishte një letër ku kërkonte ndjesë për veprimin e kryer dhe shpjegonte se e bëri pasi gjeti dy motrat e saj, të varura në shtëpinë ku jetonin bashkë në Carmagnola, të Torino, në Itali.

Në shtëpinë që përshkruhej në letër policia gjeti edhe dy gratë e tjera. Nga hetimet e kryera, tre motrat kishin tentuar vetëvrasjen pesë vite më parë në 20 korrik 2015 në Valtournenche (Aosta), Itali, por u shpëtuan për punë minutash nga policia.

Tre motrat janë Gabriella Ferrero 54 vjeç, Piera 68 vjeç dhe Valeria 67 vjeç.

Në vitin 2015, dy motrat tentuan vetëvrasjen duke u ngjitur në një mur të lartë por policia i ndaloi dhe arriti ti shpëtoi. Ato kishin dhe një motër të katërt e cila kishte gjetur vdekjen për shkaqe natyrale dy vite më parë.

(Kosova Sot Online)