Muajin e ardhshëm në Berlin, Merkel pritet t’i prezantojë Vuçiqit “planin për Kosovën”

  • 08 February 2020 - 09:48
Muajin e ardhshëm në Berlin, Merkel pritet t’i prezantojë Vuçiqit “planin për Kosovën”

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçic, gjatë muajit të ardhshëm pritet që të takohet me kancelaren gjermane, Angela Merkel.
Në këtë takim pritet të diskutohen një sërë çështjesh, duke filluar me problemin Prishtinë-Beograd dhe më pas edhe me politikën e re të Bashkimit Evropian për Zgjerimin.

Siç shkruajnë mediat serbe sot, në këtë takim që do të mbahet në Berlin, kancelarja Merkel pritet që t’i prezantojë presidentit të Serbisë ‘planin për Kosovën’.

Ndërkohë të thirrura në burimet e tyre, mediat serbe raportojnë se në këtë takim do te diskutohet edhe për emërimin e mundshëm të Miroslav Lajcak si Përfaqësues Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, raporton ‘blic.rs’.

“Një pjesë e madhe e këtij takimi do t’I kushtohet cështjes së të dërguarit të ri të BE’së për bisedimet Prishtinë-Beograd dhe agjendën e tij të ardhshme. Vucic mund të zbulojë pastaj se në çfarë drejtimi do të shkojnë bisedimet që do t’I udhëheq Miroslav Lajcak”, ka thënë ky burim.

Megjithatë nga BE-ja i kanë quajtur spekulime raportimet rreth emrit të Miroslav Lajcak. Ata kanë thënë se janë duke diskutuar rreth çështjes së Përfaqesuesit Special, megjithatë thonë se procesi është vetëm në hapat e parë dhe janë shumë larg marrjes së vendimit.

E në një përgjigje të para pak ditëve nga Qeveria Gjermane është thënë që çështja e emërimit të një Përfaqësuesi Special të BE është në dorën e Josep Borellit.

(Kosova Sot Online)