Vdekja e Nexhmije Pagarushës, Presidenti Thaçi e shpall të dielën ditë zie

  • 08 February 2020 - 10:09
Vdekja e Nexhmije Pagarushës, Presidenti Thaçi e shpall të dielën ditë zie

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, në nderim të jetës dhe veprës së artistes së madhe, Nexhmije Pagarusha, ka vendosur që ditën e varrimit të saj, 9 shkurt 2020, ta shpall ditë zie shtetërore në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Presidenti Thaçi e ka marrë këtë vendim në shenjë respekti shtetëror dhe qytetar për artisten Nexhmije Pagarusha, e cila i dha vlera të përjetshme kulturës dhe artit tonë kombëtar.

Në pajtim me legjislacionin në fuqi, në ditën e zisë, flamuri shtetëror ngrihet në gjysmështizë në të gjitha objektet shtetërore të Republikës së Kosovës, brenda dhe jashtë vendit.

(Kosova Sot Online)