U mundua ta shpëtonte nga dy pitbullë, amerikani vret fqinjin me shtizë

  • 08 February 2020 - 12:06
U mundua ta shpëtonte nga dy pitbullë, amerikani vret fqinjin me shtizë

Një sulm nga dy qen të llojit pitbull ka përfunduar me fatalitet. Një burrë në Massachusetts të Shteteve të Bashkuara e ka vrarë fqinjin me shigjetë duke u munduar t’i godiste qentë që po e sulmonin.

Ngjarja ndodhi në një banesë në Adams, ndërsa dy qentë i përkisnin viktimës Joshua Jadusingh, 27-vjeçar, bëri të ditur prokurorja rajonale, Andrea Harrington.

Ajo tha se burri që e përdori shtizën ishte fqinj i viktimës. Fqinji i kishte dëgjuar thirrjet e viktimës për ndihmë dhe e kishte marrë shtizën që e përdorte për gjueti, kur kishte parë se burri po sulmohej nga qentë.

Ai e kishte qëlluar me shtizë njërin nga qentë që po qëndronin afër derës, ndërsa pas saj ishte duke u fshehur viktima, shkruan “Fox News”.

Për fat të keq, shtiza e goditi tejpërtej qenin dhe depërtoi edhe në derë, duke e goditur prapa derës viktimën.

(Kosova Sot Online)