Thirrja për Ministrin e ri: Ja pse duhet të hetohet dhe ndërpritet kontrata kriminale me Shkëlqim Devollin

  • 08 February 2020 - 13:55
Thirrja për Ministrin e ri: Ja pse duhet të hetohet dhe ndërpritet kontrata kriminale me Shkëlqim Devollin

“Tani kjo qeveri e ka shansin që ta dëshmon veten për të korrigjuar të gjitha shkeljet dhe abuzimet që i kanë bërë pushtetarët në mandatin e kaluar, qoftë koalicioni PAN apo edhe më herët. Në mandatin e kaluar qeverisës në Kuvendin e Kosovës është zhvilluar një debat i ashpër parlamentar i iniciuar nga opozita pikërisht kundër kontratës për homologimin e veturave që po e mbajnë për monopol vëllezërit Devolli. Ishte premtuar ndërprerja e kësaj kontrate por kjo nuk ka ndodhur. Mendoj që është rasti i duhur, që ministri Lumir Abdixhiku, ta ndërpres kontratën kriminale të homologimit të Shkëlqim Devollit”, thotë Guraziu për “Kosova Sot Online”.

Duke e kujtuar ashpërsinë e betejës parlamentare gjatë koalicionit PAN, dhe kërkesën e të dy subjekteve politike opozitare në atë kohë, VV dhe LDK, ndaj kabinetit qeveritar të Ramush Haradinajt për ta ndërprerë kontratën e homologimit të veturave me kompaninë e Shkëlqim Devollit, analisti politik, Ragip Guraziu kërkon që tani ajo kërkesë që ishte bërë në një debat parlamentar, të zbatohet në praktikë nga vetë Qeveria Kurti, respektivisht nga Ministri i së Infrastrukturës dhe Transportit, Lumir Abdixhiku.

Image
Ragip Guraziu

“Tani kjo qeveri e ka shansin që ta dëshmon veten për të korrigjuar të gjitha shkeljet dhe abuzimet që i kanë bërë pushtetarët në mandatin e kaluar, qoftë koalicioni PAN apo edhe më herët. Në mandatin e kaluar qeverisës në Kuvendin e Kosovës është zhvilluar një debat i ashpër parlamentar i iniciuar nga opozita pikërisht kundër kontratës për homologimin e veturave që po e mbajnë për monopol vëllezërit Devolli. Ishte premtuar ndërprerja e kësaj kontrate por kjo nuk ka ndodhur. Mendoj që është rasti i duhur, që ministri Lumir Abdixhiku, ta ndërpres kontratën kriminale të homologimit të Shkëlqim Devollit. Kjo duhet të jetë detyra e parë e ministrit të ri të Infrastrukturës dhe Transportit, Lumir Abdixhiku”, thotë analisti politik, Ragip Guraziu për “Kosova Sot Online”.

Sipas Guraziut, opozita e djeshme që ishte kritike edhe ndaj dobësisë së sistemit të sundimit të ligjit të kapur nga politika, tani që kanë arritur ta marrin në dorë qeverisjen e vendit, duhet ta tregojnë seriozitetin dhe përkushtimin për shtet të së drejtës e luftim të korrupsionit, kështu që edhe kjo kontratë kriminale të dërgohet në prokurori për tu hetuar.

“Po e them dhe po e kërkoj që të ndodhë ndërprerja e menjëhershme e kontratës kriminale të homologimit të Shkëlqim Devollit, dhe duke qenë se është konsideruar e paligjshme, t`ia dorëzohet menjëherë prokurorisë së shtetit. Është një kontratën e nënshkruar para më shumë se 10 vite me parë nga Ministria e Transportit, përmes së cilës Devollët i zhvaten qindra miliona euro nga qytetarët e varfër të Kosovës. Është koha që edhe prokuroria do zgjohet nga një gjumë i thellë i gjithë këtyre viteve, edhe pse ishte pjesë e pandarë e këtij shteti por nuk u tregua fare në funksion të zbatimit të ligjit për shtetin e së drejtës. Është koha që të çlirohet prokuroria nga ndikimi i politikës, të mos sillet si në të kaluarën kur të gjitha qeveritë e deritashme, prokurorisë ia mbyllën gojën,duke stimuluar me xhepa plotë, me paga të majme për interesat e tyre personale”, deklaron analisti Guraziu për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)