Homazheve për vdekjen e Nexhmije Pagarushës u bashkohet edhe kryekuvendarja Osmani

  • 08 February 2020 - 15:39
Homazheve për vdekjen e Nexhmije Pagarushës u bashkohet edhe kryekuvendarja Osmani

Në Teatrin Kombëtar po mbahen homazhe për vdekjen e ikonës së muzikës shqipe, Nexhmije Pagarushës.

Në mesin e atyre që kanë shkuar për homazhe është edhe kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani.

Ndryshe, Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, në nderim të jetës dhe veprës së Pagarushës, ka vendosur që ditën e varrimit të saj, 9 shkurt 2020, ta shpall ditë zie shtetërore në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Në pajtim me legjislacionin në fuqi, në ditën e zisë, flamuri shtetëror ngrihet në gjysmështizë në të gjitha objektet shtetërore të Republikës së Kosovës, brenda dhe jashtë vendit.
Varrimi i saj do të bëhet nesër në fshatin Pagarushë në Malishevë në ora 14:00.

(Kosova Sot Online)