Kosovari 69-vjeçar vdes në një hotel

  • 08 February 2020 - 19:00
Kosovari 69-vjeçar vdes në një hotel

Një shtetasi i Kosovës ka vdekur në korridorin e një hoteli në Mavrovë.

Mbrëmë rreth orës 11:30 nga Qendra Urgjente e Gostivarit është denoncuar në SPB Tetovë se tek ata është dorëzuar i vdekur N. O. (69) nga Republika e Kosovës.

Pas denoncimit, zyrtarët policorë kanë vizituar vendin e ngjarjes dhe pas bisedimeve të kryera me të afërmit e të ndjerit është vërtetuar se ai ka mbetur pa shenja jete në korridorin e një hoteli në Mavrovë, pasi fillimisht i ishte përkeqësuar gjendja shëndetësore.

Prokurori Publik ka kryer inspektime në vendin e ngjarjes dhe me urdhër të prokurorisë, trupi pa shenja jete është dorëzuar për obduksion.


(Kosova Sot Online)