Zbulohet skenari që po përgatitet: Thaçi në ‘luftë’ me Veselin, rikthehet në PDK?

  • 09 February 2020 - 07:40
Zbulohet skenari që po përgatitet: Thaçi në ‘luftë’ me Veselin, rikthehet në PDK?

“Hashim Thaçi edhe pas zgjedhjes së tij në postin e presidentit, gjithnjë ka ruajtur një grup besnikësh brenda PDK-së, përmes së cilit ka ruajtur pushtetin e tij brenda PDK-së, duke e ia siguruar një rrol të bashkë kryetarit me Kadri Veselin, gjë që ka qenë një pengesë jo e vogël për këtë të fundit që ta ushtroj autoritetin e liderit brenda partisë. Dhe tani është e kuptueshme se me kalimin e PDK-së në opozitë gjasat e rizgjedhjes së Thaçit edhe për një mandate si president janë shuar, kështu që atij i mbetët rikthimi në krye të PDK-së, për të vazhduar prezencën e tij në skenën politike të vendit”, thotë Haziri për “Kosova Sot Online”.

Partia Demokratike e Kosovës nën udhëheqjen e Kadri Veselit, në zgjedhjet e 6 tetorit të vitit të kaluar doli e treta, dhe tashmë pas formimit të Qeverisë do të jetë për herë të parë pas pavarësisë së Kosovës në opozitë.

Po ashtu, edhe presidentit, Hashim Thaçi do t'i skadojë mandati në vitin e ardhshëm. E analistët politik, duke parë zhvillimet brenda në PDK, konsiderojnë se rikthimi i Thaçit në politikë aktive në PDK, është diçka e pa shmangshme.

Prandaj sipas tyre, një skenar i rikthimit të Thaçit edhe njëherë në PDK është duke u përgatitur, pavarësisht që hapja e luftës frontale për pushtet brenda partiak mundë ta ndezë edhe një luftë të ashpër mes Thaçit dhe Veselit.

Një prognozë të tillë të zhvillimeve politike në PDK, për “Kosova Sot Online” e jep edhe analisti politik, Nexhat Haziri.

Image
Nexhat Haziri

“Hashim Thaçi edhe pas zgjedhjes së tij në postin e presidentit, gjithnjë ka ruajtur një grup besnikësh brenda PDK-së, përmes së cilit ka ruajtur pushtetin e tij brenda PDK-së, duke e ia siguruar një rrol të bashkë kryetarit me Kadri Veselin, gjë që ka qenë një pengesë jo e vogël për këtë të fundit që ta ushtroj autoritetin e liderit brenda partisë. Dhe tani është e kuptueshme se me kalimin e PDK-së në opozitë gjasat e rizgjedhjes së Thaçit edhe për një mandate si president janë shuar, kështu që atij i mbetët rikthimi në krye të PDK-së, për të vazhduar prezencën e tij në skenën politike të vendit”, thotë analisti politik Nexhat Haziri për “Kosova Sot Online”.

Sipas Hazirit, edhe pse ka disa fërkime të tanishme mes të dy grupeve, Thaçi e Veseli, ato fare lehtë do të tejkalohen për shkak se qëllimi është rikthimi i PDK-së në pushtet.

“Në pozitën e partisë pa të cilën nuk do të mundë të ndërtohen një tjetër qeveri në zgjedhjet e radhës, sepse ndryshe nuk mundë ti mbrojnë bizneset e tyre. Unë nuk e besoj se mund të ketë tronditje në PDK, më kthimin e z. Thaçi, pasi edhe z. Veseli është i vetëdijshëm se fuqia e Thaçit është shumë e madhe në PDK, dhe këta vetëm të bashkuar e mendojnë kthimin në pushtet, ku synimi i tyre kryesor është mbrojtja e bizneseve të ligjshme dhe të pa ligjshme, nga të cilat kanë pasur dhe kanë përfitimet e mëdha. Duke qenë në opozitë, rrezikohet edhe veprimtaria e tyre, në shumë raste kriminale dhe frika e përballjes me ligjin, këta do t’i bëj bashkë. Por ajo që mund t’iu pengojë në rikthimin e tyre në pushtet, është vetëm Gjykata special e cila iu rri si gurë rreth qafës”, përfundon analisti politik, Nexhat Haziri për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)