Homazhet për Nexhmije Pagarushën, përcillen nën tingujt e këngëve të saj

  • 09 February 2020 - 11:25
Homazhet për Nexhmije Pagarushën, përcillen nën tingujt e këngëve të saj

Në Teatrin Kombëtar të Kosovës, kanë filluar homazhet për nder të Nexhmije Pagarushës, ndërsa homazhet po përcillen nën tingujt e këngëve të saj.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, në nderim të jetës dhe veprës së artistes së madhe, Nexhmije Pagarusha, ka vendosur që ditën e varrimit të saj, 9 shkurtin ta shpall ditë zie shtetërore në tërë territorin e Republikës së Kosovës. 

Sipas Presidencës, në pajtim me legjislacionin në fuqi, në ditën e zisë, flamuri shtetëror ngrihet në gjysmështizë në të gjitha objektet shtetërore të Republikës së Kosovës, brenda dhe jashtë vendit.

Këngëtarja e famshme shqiptare ka ndërruar jetë të premten në moshën 86-vjeçare.

Ajo do të varroset në fshatin e saj të lindjes në Pagarushë sipas amanetit të saj dhe ceremonia e varrimit do të jetë familjare.

(Kosova Sot Online)