Luanët e sulmojnë për vdekje vajzën 21-vjeçare në Afrikë të Jugut

  • 09 February 2020 - 12:38
Luanët e sulmojnë për vdekje vajzën 21-vjeçare në Afrikë të Jugut

Një vajzë 21-vjeçare ka vdekur në Afrikën e Jugut pasi u sulmua për vdekje nga disa luanë, të cilët ishin duke u mbajtur në një zonë të mbyllur.

Vajza Swans van Wyke besohet se ka arritur të largohet nga kafazet dhe e ka lajmëruar stafin për sulmin përmes bërtimave, por më vonë është rrëzuar pranë portës së zonës së rrethuar. Ajo u shpall e vdekur në vendin e ngjarjes.

Mjekët shkuan shpejt në vendin ku u sulmua vajza, por e gjetën të mbuluar me gjak dhe me plagë të rënda nga kafshimet e luanëve dhe kthetrat e tyre. 

Policia e Afrikës së Jugut i ka nisur hetimet për këtë rast, por ka thënë se nuk ka ide se sa luanë mund ta kenë sulmuar vajzën, shkruan “Daily Mail”.

“Hetimet tona fillestare dëshmojnë se viktima ishte duke i kryer detyrat e saj, kur u sulmua nga një numër i panjohur i luanëve. Rrethanat e incidentit tragjik ende janë të panjohura deri në këtë fazë”, tha zëdhënësi i policisë, Moatshe Ngoepe.

Raportohet se stafi i kopshtit ku ndodhi rasti do të pushojë për disa ditë dhe do të marrin këshilla nga psikologët pas traumës që e kanë pësuar pas sulmit.

(Kosova Sot Onine)