Thaçi thotë se nëse këta dy persona udhëheqin dialogun, marrëveshja arrihet shpejt dhe me njohje reciproke

  • 09 February 2020 - 19:02
Thaçi thotë se nëse këta dy persona udhëheqin dialogun, marrëveshja arrihet shpejt dhe me njohje reciproke

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi shprehet i sigurt se procesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë do të përmbyllet me njohje reciproke, nëse do të udhëhiqet nga presidenti Donald Trump dhe ambasadori Richard Grenell.

Përmes një postimi në Facebook, Thaçi nënvizon se Donald Trump ka treguar vëmendje të madhe për forcimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.

“Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka treguar vëmendje të madhe për forcimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor. Letrat e tij e kanë skicuar epilogun e procesit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i cili duhet të përfundojë me njohje reciproke”, thotë Thaçi

 “Nën udhëheqjen e presidentit Trump dhe punën e shkëlqyeshme të ambasadorit Grenell jam besimplotë se ky proces do të përmbyllet së shpejti me njohje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Jemi të bekuar me përkrahjen e përhershme të SHBA-së për popullin dhe shtetin e Kosovës”, shkruan Thaçi.