Ja çka pritet të ndodhë sot në Kosovë

  • 10 February 2020 - 08:17
Ja çka pritet të ndodhë sot në Kosovë

Banorët e Shalës së Bajgorës protestojnë në lidhje me shumë pakënaqësi për punësime në Trepçë. (Bordi i ndërmarrjes “Trepça” tek ish-fakulteti, 09:00).

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti homazhe te varri i Arben Xheladinit, në 13- vjetorin e vdekjes së tij.(Varrezat e Prishtinës, Arbëri, ora 10.00).

Në Gjykatoren e Gjykatës Kushtetuese mbahet seanca dëgjimore publike, ku do të shqyrtohet kërkesa që për objekt të shqyrtimit ka çështjen e “pamundësisë së parashtruesit të kërkesës, që birin e tij të ndjerë, i cili kishte vdekur në Suedi, ta regjistrojë në Regjistrin themeltar të të vdekurve në Kosovë”. (Ora 10.00).

PSD aktivitet pranë Teatrit Kombëtar në sheshin “Skënderbeu”.(Ora 10:30).

Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit me kryetarët e grupeve parlamentare. (Kuvendi i Kosovës, salla C-301, ora 11:00).

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abaz i, pret në takim ambasadorin e ShBA-së në Kosovë, Philip Kosnett. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11.00).

Në kuadër të Javës së Universitetit mbahet aktiviteti ‘Dialog mes brezash: Universiteti i Prishtinës në 5 dekada’. (Salla ‘Idriz Ajeti’, Fakulteti i Filologjisë, ora 11.00).

Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri pret në takim karateistët e klubit Drita, Benjamin Shabani, Vesa Ibrahimi dhe Betim Maliqi, të cilët u stolisën me medaljen e bronztë në evropian. (Zyra e kryetarit, objekti i Komunës Gjilan, ora 11:00).

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti homazhe te varri i Mon Balajt, në 13- vjetorin e vdekjes së tij.( Podujevë, ora 12.00).

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti homazhe te pllaka përkujtimore e Arben Xheladinit dhe Mon Balajt. (Bulevardi “Nënë Tereza”, Prishtinë, ora 13.00).

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti pret në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Çaërë Sakar. (Ndërtesa e Qeverisë – vet ëm pamje, ora 14.00).

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti takim me ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall.(Ndërtesa e Qeverisë – vetëm pamje, ora 15.00).

Studentët e Fakultetit të Arteve të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” organizojnë koncert për nder të 50-vjetorit të themelimit të UP-së. (Biblioteka Qendrore Universitare,ora 18.00).

(Kosova Sot Online)