Shijojeni të hënën, këto janë temperaturat për sot

  • 10 February 2020 - 08:46
Shijojeni të hënën, këto janë temperaturat për sot

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se gjatë kësaj jave do të ketë mot të ndryshueshëm, me diell, vranësira dhe herë-herë me reshje shiu, ndërsa në viset kodrinoro-malore mund të bie shi dhe borë.

IHK njofton se reshjet parashihen ditën e martë, të mërkurën dhe të premten, derisa ditët tjera parashihen të kenë edhe intervale me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1 deri -4 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale parashihen të lëvizin ndërmjet 8-13 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit dhe verilindjes me shpejtësi 1-9 m/s. Sa i përket kushteve biometeorologjike, ato do të jenë relativisht të mira dhe të favorshme, për shkak të prezencës së këtyre elementeve dhe dukurive meteorologjike.

(Kosova Sot Online)