Pasardhësja e Merkelit paralajmëron dorëheqje nga kryetarja e partisë

  • 10 February 2020 - 11:03
Pasardhësja e Merkelit paralajmëron dorëheqje nga kryetarja e partisë

Annegret Kram-Karrenbauer, e cila ishte caktuar si pasardhëse e Angela Merkelit në pozitën e kryetares së Unionit Kristian-Demokratik, ka thënë se nuk do të garojë për kancelare të Gjermanisë.

Lajmi i befasishëm erdhi në kohën kur në parti është hapur një debat në lidhje me përplasjet me të djathtën ekstreme.

Kramp-Karrenbauer i fitoi zgjedhjet e partisë në pushtet në dhjetor të vitit 2018 dhe vlerësohej si kandidatja me gjasat më të mëdha për t’u zgjedhur kancelare e ardhshme e Gjermanisë.

Megjithatë, ajo ka hasur në vështirësi për ta ndërtuar profilin e saj politik për shkak të hijes së Merkelit, shkruan “The Guardian”.

Pyetjet rreth kontrollit të saj në partinë me përçarje u kthyen përsëri javën e kaluar, kur politikanët e degës në Thuringia votuan përkrah partisë së të djathtës ekstreme, AfD, për ta shkarkuar kryetarin e rajonit, Bodo Rameloë.

(Kosova Sot Online)