Fiknete Bejta largohet edhe nga AAK-ja

  • 10 February 2020 - 11:08
Fiknete Bejta largohet edhe nga AAK-ja

Fiknete Bejta i ka ndarë rrugët edhe me AAK-në. Ish-anëtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës që kishte aderuar në AAK, tashti është larguar edhe nga partia e Ramush Haradinajt.

Bejta ka publikuar në Facebook se është asambleiste e pavarur në Komunën e Prishtinës.

Ftohja e raporteve me AAK-në ishte vërejtur javëve të fundit me disa postime në Facebook, ku Fiknete Bejta kishte kritika tërthorazi për partinë e saj.

(Kosova Sot Online)