Vdekja e shqiptarit në burgun e Francës/ Nëna në lot: Më ktheni trupin e djalit, i gjetëm…

  • 10 February 2020 - 11:40
Vdekja e shqiptarit në burgun e Francës/ Nëna në lot: Më ktheni trupin e djalit, i gjetëm…

Pas vdekjes së djalit në një burg në Francë, nëna Rukine Rexha ka deklaruar se i biri nuk është vetëvrarë. E ëma kërkon nga shteti kthimin e trupit në atdhe, ndërsa kërkon me ngulm zbardhjen ngjarjes së rëndë.

Sipas familjarëve, Mentor Rexha u gjet me shenja dhunë në trup, çka sipas tyre ngre dyshimet se ai është vrarë. 

“I bej thirrje shtetit shqiptar që ta zbardhë këtë ngjarje, djali nuk ka kryer vetëvrasje, por është dhunuar në burg. Lajmin e kemi marrë nga shokët e tij që na kane treguar, sepse askush tjetër nuk na ka lajmëruar për vdekjen e djalit.

Djali kishte një vit që ishte në France dhe 6 muaj kishte në burg se akuzohej për djegien e disa makinave. Ka qenë duke folur me vëllanë në telefon kur e kanë arrestuar. Gjatë kohës që kemi folur në telefon nuk na ka shprehur shqetësime dhe ne jemi te bindur se nuk ka kryer vetëvrasje. Kërkojmë që të hetohet, sepse në trup ka shenja dhune. I bej thirrje shtetit të më kthejnë trupin e djalit dhe të zbardhet ngjarja. Fëmijët i kam rritur me halle”, deklaroi nëna.

Image
Mentor Rexha

(Kosova Sot Online)