Një person gjendet i vdekur në bodrumin e një shtëpie në Prizren

  • 10 February 2020 - 11:41
Një person gjendet i vdekur në bodrumin e një shtëpie në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është gjetur pa shenja jete në bodrumin e shtëpisë së tij në Prizren.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri.

Me vendim te prokurorit trupi i pa jete i viktimës dërgohet ne Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. 

“Raportohet se viktima mashkull K/Shqiptar  në bodrumin e shtëpisë së tij ishte gjetë pa shenja jete për të cilin ka raportuar  dëshmitari vëllai i viktimës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës . Në vendin e ngjarjes është gjete dhe sekuestruar një armë zjarri. Me vendim te prokurorit trupi i pa jete i viktimës dërgohet ne Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)