Ndahen Komisionet Parlamentare – 8 pushteti, 6 opozita

  • 10 February 2020 - 12:48
Ndahen Komisionet Parlamentare – 8 pushteti, 6 opozita

Kryesia e Kuvendit, në mbledhjen e mbajtur sot, ka ndarë Komisionet Parlamentare. Koalicioni LVV – LDK, bashkë me minoritetet, do të udhëheqë 8 nga 14 komisionet.

Janë ndarë Komisionet Parlamentare sipas Grupeve Parlamentare, ka njoftuar Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani.

Ajo ka thënë se pret nga Grupet Parlamentare, që deri të mërkurën t’i çojnë edhe emrat e anëtarëve, që Komisionet të votohen në Kuvend gjatë seancës plenare të së enjtes.

Lëvizja Vetvëendosje do të udhëheqë Komisionin për Buxhet dhe Financa; Komisionin për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikqyrje të FSK’së; Komisionin për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural.

LDK’ja do ta udhëheqë Komisionin për Integrime Evropiane, Komisionin për Legjislacion dhe Komisionin për Arsim, Shkencë e Teknologji, Ndërmarrësi dhe Inovacion. 

PDK’ja do të udhëheqë Komisionin për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media; Komisionin për Mbikëqyrje të Financave Publike dhe Komisionin për Mbikëqyrje të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës.

AAK’ja do të drejtojë Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë si dhe Komisionin për Shëndetës, Punë dhe Mirëqenie Sociale.

Nisma e ka Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal.

Ndërkaq Lista Srpska Komisionin për Të drejtat e Komuniteteve dhe Kthim.

Grupi Parlamentar 6plus do të udhëheqë omisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione.

(Kosova Sot Online)