Suspendohen dy zyrtarë korrektues pas largimit të një të burgosuri nga Dubrava

  • 10 February 2020 - 14:03
Suspendohen dy zyrtarë korrektues pas largimit të një të burgosuri nga Dubrava

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se i ka suspenduar dy zyrtarë korrektues, pas largimit të të dënuarit M.K nga Pavijoni Gjysmë i Hapur në Dubravë.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, SHKK’ja bën me dije se ka ngritur komision hetimor për këtë rast.

“Po ashtu, SHKK ka marr vendim për largimin e përkohshëm deri në përfundim të hetimit të dy zyrtarëve korrektues, L.R dhe B.H. Ky vendim do të mbetet në fuqi deri në vendimin final të komisionit disiplinor”, thuhet në komunikatë.

Ndryshe, mbrëmë i burgosuri M.K. është larguar nga Pavijoni Gjysmë i Hapur i Qendrës Korrektuese të Dubravës.

Sipas njoftimit, i njëjti ishte i dënuar me shtatë muaj për veprën penale sulm ndaj personit zyrtar.

Për rastin, SHKK-ja ka thënë se e ka njoftuar policinë dhe menjëherë është bërë fletërreshtimi.

(Kosova Sot Online)