Ulërimat e pasagjerëve të tmerruar, kur stuhia Ciara “shkund” avionin

  • 10 February 2020 - 17:01
Ulërimat e pasagjerëve të tmerruar, kur stuhia Ciara “shkund” avionin

Pasagjerët kanë ulëritur të tmerruar kur avioni me të cilin po udhëtonin u “shkund” dhunshëm prej stuhisë Ciara ndërsa tentonte uljen në aeroportin e Schiphol-it në Amsterdam.

Pamjet filmike treguan panikun në bordin e avionit të Air Europa me 300 persona. Ato tregojnë qartë sesi tundet i gjithë mjeti, aq sa një grua kalon në histeri me thirrjet e saj. Disa pasagjerë të tjerë dëgjohen gjithashtu duke bërtitur, e një pjesë edhe kanë vjellë. 

Në fund, piloti kur e pa që nuk e realizonte dot zbritjen, hoqi dorë dhe u rikthye në Madrid. Një prej pasagjerëve, Mark Haagen tregoi për RTLNieuws se pesë herë ishte tentuar zbritja në Schiphol, por pa sukses. Një tjetër udhëtar i quajtur Mark kishte shprehur çudinë se përse ishte lejuar që në fillim avioni që të fluturonte në një mot të tillë. Për të parë videon kliko këtu

(Kosova Sot Online)