VV-së dhe LDK-së u vjen mbështetja e fortë, akuza të rënda ndaj PAN-it

  • 10 February 2020 - 19:55
VV-së dhe LDK-së u vjen mbështetja e fortë, akuza të rënda ndaj PAN-it

“Si duket opozitarët e sotëm që deri dje e mbanin pushtetin, ende nuk janë kthjellur nga humbja e 6 tetorit, dhe mendja e tyre ende është mbrapa në kohë. Dikush duhet t’ia kujtoj opozitës se derisa kanë qenë në pushtet asgjë të hajrit nuk kanë bërë, veç se sherr, kontrabanda, kërcënime, shitblerje të tenderëve, futjen në punë të familjarëve të tyre, ngritjen e pagave nga 1000 në 3000 euro, bllokimin e anëtarësimit të Kosovës ne Interpol etj”, thotë Grapci për “Kosova Sot Online” .

 

Image
Dardan Grapci

Eksperti i fushës së ekonomisë, Dardan Grapci, ka hedhur akuza dhe kritika të ashpra ndaj opozitës së tashme, e cila deri para 3 shkurtit ishte në pushtet. 

Grapci, kritika të mëdha ka sidomos për Partinë Demokratike të Kosovës, e cila po vazhdon me bojkotimin e mbledhjeve të kryesisë së Kuvendit, nën arsyetimin për zhvendosjen e fotografisë së presidentit, Hashim Thaçi nga kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani.

Grapci thotë për “Kosova Sot Online” se një sjellje e tillë e opozitës së PAN-it, flet më së miri se si i korruptuari nuk ka fakte dhe argumente materiale për ta dëshmuar gabimin apo keq qeverisjen e klasës politike në pushtet, por merret me lojëra fëmijësh për t’i mashtruar spektatorët, që në këtë rast janë qytetarët e Kosovës.

“Opozitës së re kosovare, që deri dje ishte në pushtet dhe shumë e korruptuar, i ka humb kontrolli ndaj Qeverisë dhe tani mundohen që me akuza të rrejshme të rikthehet në skenën politike për ta tërhequr vëmendjen e qytetarëve të Kosovës. tentativat e tyre për ta rimarr pushtetin dhe mbajtur të kapur shtetin përmes krimit e korrupsionit, sikur që janë vepruar edhe në të kaluarën, nuk do të ndalen për asnjë moment dhe nuk do ta zgjedhin asnjë mjet. Ata do të bëjnë gjithçka për të krijuar ndërskamca, duke tentuar që edhe ta rrëzojnë Qeverinë e drejtuar nga Kryeministri Albin Kurtin, që në të ardhmen e shpejtë përsëri të shkohet në zgjedhje të reja sepse nuk mundë ta paramendojnë jetën në politikë pa pushtet”, thotë eksperti i ekonomisë, Dardan Grapci për “Kosova Sot Online”.

Duke mos pasur argumente të tjera për ta kritikuar koalicionin qeverisës LVV-LDK,  Grapci thotë se opozita po bënë zhurmë për fotografinë e Hashim Thaçit, një figurë politike me që edhe ashtu është bërë tepër e urryer për qytetarët e Kosovës. 

“Madje se po të merren parasysh të gjitha të këqijat që PAN-i dhe Hashim Thaçi ja kanë sjellë këtij vendi, fotografia e tij nuk do të duhej lejuar as në ndërtesën e Kuvendit e as të qeverisë, prandaj ka arsye kryetarja e Kuvendit Vjosa osmani që e ka shmangur foton e Hashim Thaçit nga pozita qendrore në kabinetin e saj. Edhe pse opozita e bashkuar se bashku me disa krerë të klanit Pronto janë duke quar pluhur për fotografin e Thaçit që është hequr nga Krye parlamentarja Vjosa Osmani, sipas mendimit kjo është budallallëk i opozitës, në veçanti të PDK-së. Në fakt unë mendoj që Vjosa Osmani shumë mirë ka bërë që e ka hequr fotografinë e Thaçit dhe e ka zëvendësuar me fotografinë e ikonës historike, themeluesit të LDK-së dhe shtetit të Kosovës, ish Presidentin Ibrahim Rugova, sepse Thaçi nuk e ka as mbështetjen e partive politike por as të qytetarëve”, shton Grapci për “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, sherri për foton e Hashim Thaçit është vetëm një pretekst, pasi qëllimi kryesor është mospajtimi i ish PAN-it me humbjen e zgjedhjeve.

“Si duket opozitarët e sotëm që deri dje e mbanin pushtetin, ende nuk janë kthjellur nga humbja e 6 tetorit, dhe mendja e tyre ende është mbrapa në kohë. Dikush duhet t’ia kujtoj opozitës se derisa kanë qenë në pushtet asgjë të hajrit nuk kanë bërë, veç se sherr, kontrabanda, kërcënime, shitblerje të tenderëve, futjen në punë të familjarëve të tyre, ngritjen e pagave nga 1000 në 3000 euro, bllokimin e anëtarësimit të Kosovës ne Interpol etj”, shprehet eksperti i ekonomisë, Dradan Grapci për “Kosova Sot Online”. 

Prandaj, Grapci thotë se nëse opozita e bojkoton punën e Kuvendit, atëherë do të duhej të lirojë rrugë dhe të krijohet mundësia e futjes së partive të tjera politike në Kuvend.

“Sepse edhe ashtu qytetarët janë të indinjuar në këtë opozitë që deri dje mbante pushtetin dhe e kishte kapur shtetin me krim e korrupsion. Kjo opozita e tanishme e ka treguar veten qysh në marrjen e pushtetit nga ish kryeministri Haradinaj, në mandatin e kaluar, dike qenë një koalicion i dobët, prandaj PANI duhet ta kupton që i ka humbur zgjedhjet, kurse tani nëse duan ti tregojnë qytetarët se duan dhe mundën të qeverisin më mirë, duhet të bëjnë kujdestarin besnike për ta kontrolluar hap pas hapi Qeverinë e Albin Kurtit. Ndryshe më fjalamani të kotë qytetarin nuk do të mundë ta mashtrojnë tash e tutje”, thotë eksperti Grapci për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)