Skandaloze: Drejtoria e Arsimit në Mitrovicë shkel udhëzimet e MASHT-it dhe ligjin për arsim

  • 10 February 2020 - 20:10
Skandaloze: Drejtoria e Arsimit në Mitrovicë shkel udhëzimet e MASHT-it dhe ligjin për arsim

Me datë 14.01 2020 Drejtoria Komunale e Arsimit në Mitrovicë ka shpallur konkursin për Mësimdhënës për plotësimin e vendeve të punës në Instutucionet Parashkollore,  Shkollat Fillore të Mesme të Ulëta dhe Shkollat e Mesme të Larta, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".


Edhe pse u vonua publikimi i rezultateve, Komuna njoftimin e të zgjedhurëve e kishte vendosur vetëm në Panon e vendosur në objektin e Komunës me datë 03.02 2020 dhe disa ditë më vonë e kishte publikuar edhe në faqen e Komunës.

Megjithatë ajo që është  shqetësuese është mbarëvajtja e procesit të kandidatëve të përzgjedhur.
Drejtoria e Arsimit ka shkelur vetë nenet të publikuara në konkurs, duke pranuar kandidatë me përgatitje më të ulët dhe duke i anashkaluar ata me kualifikim më të lartë.Përmendim këtu dy shkolla: "Harun Beka" dhe "Jusuf Rexha".


DKA me këtë rast ka shkelur Udhëzimin Administrativ nga MASHT NR.06/2015 për Normativin Profesional mbi Kuadrin e Përgjithshëm: neni 1, respektivisht neni 5.Pika nr. 1, dhe në veçanti Nenit 11/Pika nr.1.2 – Për institucionet e arsimit të mesëm të ulët (6-9) dhe arsimit të mesëm të lartë (10-12), kandidatët duhet t’i kenë së paku 300 ETCS , përkatësisht 5 vjet. 


Përjedhojë dhe Ligjin për Arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës Nr.03/L068,nenit 35, par.5 (c) ku shkruhet qartë se duhet ta bëni: punësimin e mësimdhënësve dhe personelit tjetër të shkollave në pajtueshmëri me procedurat ligjore të rekrutimit, përzgjedhjes dhe punësimit të të punësuarve publikë.

Kjo nuk është hera e parë që komuna e udhëhequr nga z.Agim Bahtiri ballafaqohet me skandale të këtilla.


Më 27 janar 2020, në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, ka përfunduar gjykimi ndaj dy ish-drejtorëve të Arsimit në Komunën e Mitrovicës, Ajmane Barani dhe Pajazit Hajzeri.

 

Hajzeri akuzohet për falsifikim të dokumentit zyrtar, ndërsa Barani akuzohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare, si dhe për veprën penale “shkelja e statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Republikës së Kosovës”.

Image


(Kosova Sot Online)