Paralajmërimi: Ja kur dhe kush duhet ta hetojë SHIK-un e Kadri Veselit

  • 11 February 2020 - 07:33
Paralajmërimi: Ja kur dhe kush duhet ta hetojë SHIK-un e Kadri Veselit

“Pra, Kuvendi i Kosovës nuk ka të drejtë e as bazë ligjore për t’i hetuar organizatat kriminale, siç është SHIK-u, sepse nuk e ka formuar vet, dhe sipas rregullores së punës së Kuvendit dhe kompetencat që i parashkruan kushtetuta për këtë institucion, Kuvendi I heton vetëm agjensionet që i formon vet, apo edhe institucionet që burojnë nga organi më i lartë ligjvënës në vend, e me SHIK-un duhet të merret prokuroria e shtetit dhe gjykatat për ta hetuar dhe trajtuar siç trajtohen në çdo vend organizatat kriminale e terroriste”, thotë Haziri për “Kosova Sot Online”.

Lëvizja Vetëvendosje gjatë kohës sa ishte në opozitë në dy mandatet e kaluara të Kuvendit të Kosovës, kishte marr nismën për krijimin e një komisioni hetimor për hetimin e SHIK-ut, shërbim ky i udhëhequr nga Kadri Veseli, tash shef i opozitës në Kuvend.

Por VV në atë kohë kishte dështuar ta bëjë një gjë të tillë. E analisti dhe njohësi i zhvillimeve politike në vend, Nexhat Haziri thotë se kjo nismë aso kohe ishte e gabuar, pasi hetimi duhet të jetë përgjegjësi e Prokurorisë së shtetit, dhe jo e Kuvendit.

Image
Nexhat Haziri

“Një nismë e tillë në atë kohë, por edhe tani nëse merret do të jetë e pa suksesshme, dhe në të njëjtën kohë do ta legjitimonte një organizatë terroriste siç është SHIK, e cila si organizatë e nëntokës iu ka shërbyer një grupi njerëzish si gjatë periudhës së luftës por edhe pas luftës, që ishte një strukturë para politike, kriminale e PDK-së. Pra, Kuvendi i Kosovës nuk ka të drejtë e as bazë ligjore për t’i hetuar organizatat kriminale, siç është SHIK-u, sepse nuk e ka formuar vet, dhe sipas rregullores së punës së Kuvendit dhe kompetencat që i parashkruan kushtetuta për këtë institucion, Kuvendi i heton vetëm agjensionet që I formon vet, apo edhe institucionet që burojnë nga organi më i lartë ligjvënës në vend, e me SHIK-un duhet të merret prokuroria e shtetit dhe gjykatat për ta hetuar dhe trajtuar siç trajtohen në çdo vend organizatat kriminale e terroriste”, thotë analisti politik, Nexhat Haziri për “Kosova Sot Online”.

Sidoqoftë, Haziri thotë se derisa nuk ndodhë një pastrim i plotë i strukturës së tanishme të Prokurorisë së Shtetit, dhe të gjykatave të ndikuara nga klani “Pronto” dhe vetë SHIK-u, është e kotë pritja apo kërkesa drejtuar këtij institucioni që të merret me hetimin e së kaluarës kriminale të SHIK-ut.

“Për fat të keq nuk pres që edhe prokuroria e shtetit të nisë ndonjë hetim në drejtim të veprimtarisë kriminale të SHIK, veprimtari kjo e cila lidhet jo vetëm me vrasjet politike, por edhe me tregti të pa ligjshme, siç është droga, armët dhe prostitucioni, kontrabanda me naftë, cigare dhe mallra të tjerë, për shkak fuqisë që ka SHIK-u, i cili është strukturuar në institucionet e gjyqësisë dhe në ato të sigurisë siç janë në FSK, AKI dhe polici, dhe përballë fuqisë së SHIK-ut, kërkohet vullnet, guxim dhe profesionalizëm, e që aktualisht institucionet e drejtësisë, nuk them dot që nuk janë profesionale, por nuk kanë as vullnet e as guxim për shkak të ndikimit që kjo organizatë kriminale SHIK, ka në sistemin e drejtësisë në vend”, deklaron analisti politik, Nexhat Haziri për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)