Iku nga burgu i Smrekonicës në muajin gusht, Policia e Kosovës e arrestoi mbrëmë

  • 11 February 2020 - 09:21
Iku nga burgu i Smrekonicës në muajin gusht, Policia e Kosovës e arrestoi mbrëmë

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se mbrëmë rreth orës 23: 20h pas letër rreshtimit të lëshuar nga SHKK, për të larguarin nga Q. K Smrekonicë, S.D, Policia e Kosovës ka arrestuar të njëjtin.

“S.D më datën 28.08.2019 ishte larguar nga Q. K Smrekonicë, ku po mbante dënimin për veprën penale, kontrabandë me imigrant”, thuhet në njoftimin për media.

I njëjti pas arrestimit nga policia e Kosovës është dorëzuar tek autoritetet e SHKK-së në Q. K Smrekonicë për të vazhduar mbetjen e dënimit.

Njoftimi i plotë:

Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik, se mbrëmë rreth orës 23: 20h pas letër rreshtimit të lëshuar nga SHKK, për të larguarin nga Q. K Smrekonicë, S.D, policia e Kosovës ka arrestuar të njëjtin.

S.D më datën 28.08.2019 ishte larguar nga Q. K Smrekonicë, ku po mbante dënimin për veprën penale, kontrabandë me imigrant.I njëjti pas arrestimit nga policia e Kosovës është dorëzuar tek autoritetet e SHKK-së në Q. K Smrekonicë për të vazhduar mbetjen e dënimit.

(Kosova Sot Online)