Zbulohet biznesmeni që solli koronavirusin në Europë

  • 11 February 2020 - 12:09
Zbulohet biznesmeni që solli koronavirusin në Europë

Mediat britanike kanë zbuluar identitetin e biznesmenit që përhapi koronavirusin në Europë. Sipas “Daily Mail” ai është 53-vjeçari Steve Walsh, i cili ka infektuar 11 persona të tjerë në Europë.

Babai i dy fëmijëve ndodhet në karantinë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetë. Ai e mori koronavirusin gjatë një konference në Singapor në fund të muajit janar.

Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Kinë tha se edhe 108 njerëz kanë humbur jetën nga koronavirusi i ri, duke çuar në 1016 numrin e viktimave në këtë vend. Sipas zyrtarëve, tani janë 42.638 raste të infektuara me koronavirus në gjithë territorin e Kinës. Jashtë Kinës janë raportuar 319 raste me koronavirus në 24 vende.

(Kosova Sot Online)