Albin Kurti i shpall ‘luftë’ Hashim Thaçit

  • 11 February 2020 - 15:22
Albin Kurti i shpall ‘luftë’ Hashim Thaçit

“Gjithsesi, kjo mënyrë e qeverisjes së Kurtit dhe e kushtëzimit të shtetit të Serbisë është edhe një luftë ndaj Hashim Thaçit, kur dihet se ky i fundit qe sa vite e udhëhoqi dialogun me Serbinë dhe në shumë raste është dëshmuar i dëmshëm për Kosovën, sikur ishte projekti në bisedat me Vuçiq, kur deklaronte se veriun (4 komuna) do t’ia japim Serbisë se nuk kanë qenë kurrë tonat, por Preshevën e Bujanovcin do t’ia bashkangjesim Kosovës, gjë që shpesh është akuzuar që po punon për interesat serbe dhe në dëm të shqiptarëve”, thotë Tërnava për “Kosova Sot Online”.

Eksperti i fushës së sigurisë, Hajrullah Tërnava e konsideron kthesë të madhe në politiken e Kosovës, arritjen e koalicionit në mes të LVV-së dhe LDK-së dhe zgjedhjen e Albin Kurtit për Kryeministër të vendit, sidomos në këtë fazë kur pritet të fillohet përsëri vazhdimi i dialogut me Serbinë.

Duke njohur qëndrimet e Kurtit në raport me këtë proces, Tërnava beson që nuk do të ketë kompromise që do ta dëmtojnë shtetin e Kosovës, ashtu sikur po vazhdonte Hashim Thaçi me vartësit e tij.

Image
Hajrullah Tërnava

“Me shpalljen e Albin Kurtit Kryeministër fillon një etapë e re për Kosovën. Së paku fillon koha që duhet ti përngjanë si duhet zbatimit të ligjshmërisë në çdo aspekt të jetës së qytetarëve të këtij vendi, dhe po ndodhi kjo, po eci me sukses përpara, ky koalicion do ta qeverisë këtë vend jo vetëm për një mandat por edhe më shumë, ndoshta edhe me dekadë, sepse populli me këto qeverisjet e deri tashme është ngopur duke përjetuar të gjitha ato të këqija që ia kanë sjellë vendit tonë zaptuesit e shtetit në të gjitha aspektet. Populli deshi ndryshime dhe ia arriti qëllimit, si mënyrë e vetme e fillimit të ç’kapjes së shtetit, prandaj LVV dhe LDK, në të ardhmen mbeten e vetmja shpresë që ka mundësi ti kthen shpresat e të jetuarit në Kosovë”, thotë njohësi i fushës së sigurisë, Hajrullah Tërnava për “Kosova Sot Online”.

Më tej, Tërnava thotë se populli duhet t’i jap kohë kryeministrit të ri, Albin Kurti. 

“Ka premtuar gjatë fushatës, por edhe me marrjen e mandatit Albini është deklaruar se do të bëjë padi ndaj Serbisë për krimet dhe dëmet e luftës dhe do të ndiqen e dënohen kriminelët e luftës. Do të miratohet ligji për krimet e luftës, gjenocidin dhe krimet kundër njerëzimit dhe agresionit. Do të themelohet „Instituti për Krimet e Luftës“ i cili e mbështetë prokurorinë në dokumentimin e krimeve të luftës. Krejt këtë që e ka thanë Kurti duhet të jetë një kusht për rifillimin e dialogut në Bruksel. Në rrethanat në të cilat po zhvillohen bisedimet mes Serbisë dhe Kosovës, dhe sikur janë zhvilluar deri më tani në korrelacion mes këtyre dy shteteve nuk ka pasur rezultate, por edhe me ndërmjetësimin e shteteve tjera Evropiane, e që janë zhvilluar shumë biseda. Pajtimi mundë të arrihet vetëm kur Serbia detyrohet ti pranon krimet, ti paguan dëmet dhe ta njeh shtetin e Kosovës me të gjitha garancitë që ky shtet ofron për pakicën serbe sipas dokumentit të Ahtisarit, për një pajtim apo bashkëjetesë fqinjësore si shtete të pa varura në mes të dy popujve, popullit serb dhe popullit shqiptar”, shton Tërnava për “Kosova Sot Online”.

Me qasjen e re të dialogut që do ta zhvillojë Kurti, sipas Tërnavës do të jetë një ndëshkim i madh kundër Hashim Thaçit.

“Gjithsesi, kjo mënyrë e qeverisjes së Kurtit dhe e kushtëzimit të shtetit të Serbisë është edhe një luftë ndaj Hashim Thaçit, kur dihet se ky i fundit qe sa vite e udhëhoqi dialogun me Serbinë dhe në shumë raste është dëshmuar i dëmshëm për Kosovën, sikur ishte projekti në bisedat me Vuçiq, kur deklaronte se veriun (4 komuna) do t’ia japim Serbisë se nuk kanë qenë kurrë tonat, por Preshevën e Bujanovcin do t’ia bashkangjesim Kosovës, gjë që shpesh është akuzuar që po punon për interesat serbe dhe në dëm të shqiptarëve. Dyshimet e Thaçit gjatë bisedave me serbët, e kanë detyruar Kurtin që të bëjë çmos që dialogun ta drejtoj ai vetë si kompetencë që ia garanton Kushtetuta e Kosovës, kurse Hashim Thaçi njëherë e përgjithmonë duhet të largohet nga dialogu Serbi-Kosovë”, përfundon analisti i fushës së sigurisë, Hajrullah Tërnava për Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)