“Njeri dyfytyrësh, ja pse e ndëshkoi SHBA”, Kadri Veselit i vjen ‘goditja’ e fortë

  • 11 February 2020 - 19:59
“Njeri dyfytyrësh, ja pse e ndëshkoi SHBA”, Kadri Veselit i vjen ‘goditja’ e fortë

“Kadri Veseli është duke u treguar dyfytyrësh. Për shkak të taksës erdhi deri tek prishja e qeverisë Haradinaj, sepse e akuzonte këtë të fundit që po na prish marrëdhëniet me SHBA për shkak të mos heqjes së taksës. Kurse tash del kundër heqjes së taksës. Jam për reciprocitet të plote me Serbinë”, thotë Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

 

Analistët politik e kanë kritikuar ashpër sjelljen dyfytyrëshe të kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, lidhur me qëndrimin ndaj paralajmërimit të Qeverisë Kurti, për heqjen e taksës ndaj prodhimeve me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, në mënyrë që t’i hapet rrugë vazhdimit të dialogut me Serbinë, sipas kërkesave të miqve ndërkombëtar. 

Image
Faik Krasniqi

Për këtë kundërvënie të Veselit ndaj Qeverisë Kurti, për “Kosova Sot Online” ka folur analisti politik, Faik Krasniqi.

Sipas tij, për këtë lojë të pa menduar mirë, Veseli mori edhe vërejtje serioze edhe të faktorit ndërkombëtar.

“Për shkak të përpjekjes për ta penguar dhe shantazhuar Qeverinë e re në rrugëtimin e saj për hapjen e dialogut me Serbinë, përmes heqjes së taksës dhe zbatimit të reciprocitetit. Madje , vërejtja amerikane po shihet si një ndëshkim i madh dhe paralajmërim për izolimin e opozitës jo konstruktive të prirë nga PDK-ja dhe Kadri Veseli, sepse reagimi që erdhi nga ana e SHBA-ve kundër Kadri Veselit, nga Përfaqësuesi Special Presidencial i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Richard Grenell, ka një domethënie shumë serioze diplomatike”, thotë Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

Sipas Krasniqit, taksa e ka arritur efektin e vetë, dhe tani në vend të taksës duhet të veprojë vetëdija qytetare.

“Pavarësisht se ajo nga ana e shtetit do të hiqet e zëvendësohet me reciprocitet, por të kushtëzohet dhe me liberalizimin e vizave për kosovarët. Po të ishim popull patriot, kurrë s'do të blinim mallra të Serbisë, dhe taksa s'do të kishte nevojë të vendosej. Taksa ka qenë e nevojshme të vendosej, por ajo e ka arritur efektin e saj. Qytetarët janë ata që duhet ta mbajnë taksën, duke mos blerë mallra nga Serbia”, shprehet Krasniqi për “Kosova Sot Online”.  

Më tej, analisti Krasniqi e quan njeri dyfytyrësh kreun e PDK-së, Kadri Veseli. 

“Kadri Veseli është duke u treguar dyfytyrësh. Për shkak të taksës erdhi deri tek prishja e qeverisë Haradinaj, sepse e akuzonte këtë të fundit që po na prish marrëdhëniet me SHBA për shkak të mos heqjes së taksës. Kurse tash del kundër heqjes së taksës. Jam për reciprocitet të plote me Serbinë. Por para se të hiqet taksa duhet të ketë disa kushte: Serbia të ndal agresionin e egër ndaj Kosovës, dhe si shpërblim për heqjen e taksës si kusht i vendosur nga Serbia për të vazhduar dialogu dhe i mbështetur nga Bashkimi Evropian, të na liberalizohen vizat. Të bëjmë edhe ne politikë në interes të qytetarëve të Kosovës”, përfundon analisti politik, Faik Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)