Ish agjenti i SHIK-ut me akuza të fuqishme për Thaçin, përmend edhe Ramën e Haxhiun

  • 12 February 2020 - 07:48
Ish agjenti i SHIK-ut me akuza të fuqishme për Thaçin, përmend edhe Ramën e Haxhiun

“Prandaj Esat Pasha i Kosovës vendin e ka në burg jo në presidencë sepse mjaft dëme i ka bërë vendit tonë, dëme të pa kompensueshme, dëme edhe lokale si shkatërrimin e qëllimshëm të ekonomisë, drejtësisë, arsimit, shëndetësisë, ushtrisë, policisë, kurse akoma më të mëdha janë edhe dëmet ndërkombëtare. Dhe për të gjitha këto ai meriton dënim me burg të përjetshëm”, thotë Miftari për “Kosova Sot Online”.

Ish agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, i sheh si shumë serioze madje e konsideron të vërteta, të gjitha ato fakte që i ka zbuluar së fundi, kryetari i Komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri, lidhur me përfshirjen e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit në hartimin e planit për ndarjen e veriut të vendit, si kompromis final për arritjen e marrëveshjes së pajtimit “historik” në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Prandaj sipas Miftarit, është në përgjegjësinë e kryeministrit, Albin Kurti që ta nxjerr krejtësisht jashtë procesit të dialogut me Serbinë Thaçin.

Më tej, Miftari thotë se Thaçit nuk duhet t’i lejohet asnjë një veprim i vetëm që ndërmerr ai si pjesë e diskutimit në diplomaci për arritjen e marrëveshjes në mes të Kosovës dhe Serbisë, pasi në prapaskenat e bisedimeve, Hashim Thaçi, Edi Rama dhe Baton Haxhiu paraqesin rrezik serioz që ta sjellin edhe Qeverinë para aktit të kryer, pavarësisht se ata nuk do të jenë pjesë e ekipit të Qeverisë për dialog.

Image
Naim Miftari

“Të ja lësh bisedat e Kosovës me Serbin në dorë Hashim Thaçit është sikur të ja besosh dhelprës kotecin e mbushur me pula, prandaj implikimi i Albin Kurtit në bisedat e Kosovës me Serbinë. Marrja e të gjitha autorizimeve për ta udhëhequr këtë proces, është veprimi më i qëlluar por shpresoj të mos jetë shumë i vonuar për Kosovën, pasi veç shumë dëme i kanë sjellë deri më tani vendit tonë bisedat e deritanishme të Hashim Thaçit. Po e them këtë pasi deri tani Hashim Thaçi ishte i kapur keq nga dosjet e UDB-së serbe dhe nga krimet që i ka urdhëruar vetë, për të shpëtuar vetveten. Vetë ka proklamuar njëherë biseda teknike por dihej shumë mirë se ishte gënjeshtër edhe se qëllimi ishte ndara e veriut të pasur të vendit ton, që ia po e mbulonte kinse me marrjen e disa fshatrave të Preshevës, dhe i koordinuar mirë me Xhorxh Sarosin nën hije dhe me shtetit serb, por edhe me Edi Ramën e Baton Haxhiun të përkrahur nga Rusia dhe Franca. Të gjithë këta tentonin që këtë tradhti klasike ta mbulonin me “MARËVESHJEN FINALE”, ku Kosova humbte pa shkrepur as edhe një plumb afër 28% të territorit më të pasur të Kosovës, si me ujë pijes, xehe, dhe pik strategjike ushtarake. Prandaj implikimi i Albin Kurtit tani si kryeministër është mundësia e fundit që të ndalet projekti i ndarjes së Kosovës”, thotë ish agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari për “Kosova Sot Online”

Miftari thotë se derisa Thaçi ka probleme dhe me Gjykatën Speciale, atëherë domosdo pazari është në tavolinë, kurse Serbia që e humbi luftën në vitin 1999, është më afër kompensimit të asaj humbje duke ndarë Kosovën.

“Pasi me këto biseda të Hashim Thaçit deri tani dhe me Tribunalin ndërkombëtar ka probleme, Serbia nga humbësja e 1999 është kthyer fuqishëm në arenën ndërkombëtare dhe është bërë faktori kryesor për ardhmërinë e shtetit tonë, në vend se të ishte e kundërta. Prandaj sipas mendimit tim, bindjes time, kryetari i Kosovës Hashim Thaçi e ka vendin në burg si tradhtar dhe si kriminel e madh i luftës, e jo si president, për çka ka miliona arsye dhe fakte se ky nuk përfaqëson vullnetin e popullit tonë, përkundrazi, punon kundër shtetit dhe populli tonë e në dobi të armiqve të shtetit tonë. Prandaj Esat Pasha i Kosovës vendin e ka në burg jo në presidencë sepse mjaft dëme i ka bërë vendit tonë, dëme të pa kompensueshme, dëme edhe lokale si shkatërrimin e qëllimshëm të ekonomisë, drejtësisë, arsimit, shëndetësisë, ushtrisë, policisë, kurse akoma më të mëdha janë edhe dëmet ndërkombëtare. Dhe për të gjitha këto ai meriton dënim me burg të përjetshëm”, përfundon ish agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)