Merret vendim, qeveria e shfuqizon vendimin e Haradinajt për pagat

  • 12 February 2020 - 10:12
Merret vendim, qeveria e shfuqizon vendimin e Haradinajt për pagat

Qeveria e Kosovës ka shfuqizuar vendimin që kishte marrë Qeveria “Haradinaj” në fund të vitit 2017 për rritjen e pagave për vete.

Kjo është pika e parë e paraparë në rendin e ditës për mbledhjen e dytë të Qeverisë Kurti që ka nisur pak minuta më parë.

Në vendimin e 20 dhjetorit 2017, Qeveria e kaluar kishte vendosur për rritje të pagave për 100 për qind. Kryeministrit Haradinaj nga 1500 euro paga i ishte bërë 2950 euro.

Shkarkohen koordinatorët nacional

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim sot në mbledhje të qeverisë për shkarkim të koordinatorëve nacional.

Kjo ishte pika e dytë e rendit të ditës në mbledhjen e dytë të thirrur nga kryeminsitri Albin Kurti.

Kurti ka njoftuar se dje ka pranuar dorëheqjen nga Avdullah Hasani.

(Kosova Sot Online)