Arrestohet edukatorja e kopshtit që dyshohet për rrahje të fëmijës

  • 12 February 2020 - 11:01
Arrestohet edukatorja e kopshtit që dyshohet për rrahje të fëmijës

Policia e Kosovës ka njoftuar se e ka arrestuar edukatoren e një kopshti në kryeqytet, e cila dyshohet se e ka rrahur një fëmijë, vetëm pse ai refuzonte që të ulej në karrocë.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka njoftuar se me vendim të prokurorit kujdestar e dyshuara është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Lidhur me rastin e datës së lartcekur, më datë 12.02.2020 është arrestuar e dyshuara femër  kosovare, e cila pas intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raport.

Ndryshe, lidhur me këtë çështje, ka reaguar dje edhe kopshti ku ka ndodhur rasti.

Sipas postimit në faqen zyrtare të Kopshtit, punëtorja që shihet në video është përjashtuar nga puna.

“Me të parë skenën përgjegjësit e ndërrimit menjëherë kanë reaguar duke e përjashtuar nga puna punëtoren në fjalë, ndërsa prindit i është kërkuar falje dhe i është lejuar qasje në të gjitha inqizimet në klasën e fëmijës së tij, në mënyrë që të shoh se si është trajtuar fëmija i tij gjatë gjithë qëndrimit në qerdhen tonë”, thuhet në postim.

(Kosova Sot Online)