Riker: Me emërimin e Grenellit dhe Palmerit, Washingtoni tregoi se e ka prioritet dialogun Kosovë-Serbi

  • 12 February 2020 - 12:19
Riker: Me emërimin e Grenellit dhe Palmerit, Washingtoni tregoi se e ka prioritet dialogun Kosovë-Serbi

Ndihmës sekretari amerikan i shtetit për Evropë dhe Evroazi, Filip Riker, ka thënë se vendimet e Uashingtonit për emërimin e dy Përfaqësuesve Special tregojnë se dialogu Kosovë-Serbi është një prej prioriteteve të Shtëpisë së Bardhë.

“Me emërimin e Grenellit si Përfaqësues Special i Shtëpisë së Bardhë dhe Matthew Palmerit nga Sekretari i Shtetit, Uashingtoni tregoni edhe një herë se ajo çështje është prioritete për diplomacinë e SHBA’së”, ka thënë Riker,  shkruan N1.

Riker gjithashtu ka folur edhe për marrëveshjet e arritura nga Beogradi dhe Prishtina për të rikthyer fluturimet direkte, bisedime këto që po ndërmjtësohen nga Përfaqësuesi Special për dialogun, Richard Grenell.

Sipas tij një marrëveshje e tillë është një hap praktik për të rikthyer investimet, turizmin dhe lidhjet mes njerëzve. 

Riker ka thënë se Grenellit i ka bërë edhe një pyetje, se çfarë do të bëjë tjetër pas marrëveshjeve për linjën ajrore dhe atë hekurudhore.

“Është një hap praktik që do të mundësojë investimet, turizmin, lidhjet biznesore dhe mes njerëzve. Ka pasur gjithashtu bisedimet për hekurudhat. Siç i kam thënë Richard Grenellit- Çfarë do të shohim tjetër?”, ka thënë Riker.

(Kosova Sot Online)