Nissan-i e padit ish-shefin, ia kërkon 90 milionë dollarë

  • 12 February 2020 - 14:09
Nissan-i e padit ish-shefin, ia kërkon 90 milionë dollarë

Prodhuesi japonez i veturave, Nissan, e ka paditur ish-shefin Carlos Ghosn me pretendimin se ai ka kryer veprime korruptive dhe e ka dëmtuar kompaninë.

Zyrtarët e këtij prodhuesi thanë se po mundohen t’i mbulojnë kostot e dëmeve të shkaktuara nga ish-udhëheqësi, përfshirë përdorimin e aeroplanëve privatë, përdorimin e pronave për banim pa paguar qira dhe bërjen e pagesave për motrën dhe avokatin personal përmes llogarive bankare të kompanisë.

Padia civile u dorëzua në një gjykatë në Yokohama. Shefi i ri, Makoto Uchida, dëshiron ta forcojë përsëri kompaninë në kohën kur po përballet edhe ndikimin negativ të koronavirusit.

Ghosn ka shkuar në Liban pasi kishte arritur të largohet në mënyrë të fshehtë nga Japonia në dhjetor të vitit të kaluar, shkruan “The Guardian”.

Pasi u largua nga Japonia, ai pretendoi se është viktimë e një sistemi të manipuluar të drejtësisë në fuqinë aziatike.

(Kosova Sot Online)