Ganimete Musliu: Vjosa Osmani duhet ta merr në punë Mendim Rugovën, ja pse

  • 12 February 2020 - 16:39
Ganimete Musliu: Vjosa Osmani duhet ta merr në punë Mendim Rugovën, ja pse

Me shfuqizimet që kryeministri Kurti bëri sot duke përfshirë edhe shkarkimin e Mendim Rugovës, deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu propozon që Vjosa Osmani ta marrë në kabintein e saj sepse kështu tregohet respet për Presidentin Rugova.

Postimi në facebook:

I propozoj Vjosa Osmanit qe ta merr ne kabinetin e saj Mendimin, djalin e Presidentit Rugova, pas shkarkimit qe i beri sot z.Kurti. Le te tregohet respekti per Presidentin Rugova me vepra dhe jo me fjale. Nuk respektohet emri i Rugoves duke ia luftuar familjen.

Vjosa e ke mundesine qe te tregosh qe inspirimin e ke te vertete e jo loje, perndryshe na bene me kuptu qe familja Rugova se pari duhet me vdeke per me te inspiru ty.

(Kosova Sot Online)