Arrestohet edhe edukatorja që shikonte edukatoren tjetër derisa e rrihte fëmijën 16 muajsh

  • 12 February 2020 - 17:16
Arrestohet edhe edukatorja që shikonte edukatoren tjetër derisa e rrihte fëmijën 16 muajsh

Policia e Kosovës e ka arrestuar edhe edukatoren tjetër të “Cambridge Kids”, e cila shihet në videon e publikuar në rrjete sociale.

Pas konfirmimit të Policisë së Kosovës për arrestimin e një të dyshuare për abuzimin me fëmijë në kopshtin “Cambridge Kids” në mëngjesin e sotëm, Prokuroria ka njoftuar për një tjetër edukatore të arrestuar të martën.

Ulaj ka konfirmuar se dy të dyshuarave u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë dhe se ndaj të dyshuarave është kërkuar caktimi i masës së paraburgimit prej 30-ditësh nga Gjykata.

“Janë arrestuar dy persona të dyshuara dhe pastaj Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar paraburgim për dy të dyshuarat”, ka thënë Ulaj.

(Kosova Sot Online)