Si u arratis Tupac Shakur/ U deklarua i vrarë 26 vjet më parë, por fshihet në New Mexico

  • 12 February 2020 - 18:50
Si u arratis Tupac Shakur/ U deklarua i vrarë 26 vjet më parë, por fshihet në New Mexico

Tupac Shakur, reperi që raportohet të jetë vrarë 26 vjet më parë mund të jetë gjallë dhe të fshihet në New Mexico. “The sun” shkruan se sipas dokumentarit të ri, me titull “2Pac: Great Escape From UMC”, të realizuar nga regjisori Rick Boss thuhet se Tupac është shëndoshë e mirë dhe jeton në New Mexico, prej vitesh tashmë.

Boss pohon se Shakur u arratis nga Qendra Mjekësore Universitare në Las Vegas ku makina e tij u bë shoshë nga plumbat në 1996-tën dhe shkoi drejt New Mexicos. Regjisori shkon më tej, teksa shton se vetë reperi ishte infomruar për goditjen e planifikuar ndaj tij pasi mbërriti në hotelin MGM Grand për të parë një ndeshje në “qytetin e mëkatit”, dhe kishte marrë masa.

Sipas Boss, këngëtari ka thurur një plan shpëtimi dhe ka përdorur një dublant bashkë me një helikopter privat. Ai shton gjithashtu se në New Mexico, Tupac mbrohet nga fisi Navajo. Për ta bërë më të besueshme këtë histori, e cila është përsëritur shumë herë, regjisori Rick Boss thekson se informacionet konfidenciale i ka marrë nga miq të besuar të reperit dhe nga familjarë të tij.

Ky dokumentar pritet të shfaqet në vitin 2021 dhe vetë aktori Richard Garcia, që interpreton Tupacun në film, beson se reperi ka vdekur në të vërtetë dhe e gjitha kjo bëhet për të mbajtur gjallë trashëgiminë e tij.

Në vitin 1996, mediat ndërkombëtare raportuan vdekjen e reperit të njohur Tupac Shakur. Sipas tyre, makina në të cilën udhëtonte këngëtari u bë shoshë nga plumbat dhe ylli legjendar vdiq. Historia e Tupac është sjellë dhe risjellë shumë herë në vëmendje nga njerëz të ndryshëm, që shprehen se reperi është gjallë. Më herët një grua është shprehur se e ka parë këngëtarin Tupac Shakur në SHBA në vitin 2014, në një koncert.

(Kosova Sot Online)