Policia jep detaje për therrjen me thikë në Pejë

  • 13 February 2020 - 09:46
Policia jep detaje për therrjen me thikë në Pejë

Dy të arrestuar Dje në rrugën “Esat Mekuli” në Pejë janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, sepse njëri prej tyre ka therur me thikë një mashkull kosovar, ndërsa i dyshuari tjetër ka tentuar ta fshehë thikën, me të cilën është kryer vepra.

Sipas policisë, viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. “Me vendim të prokurorit, pas intervistimit njëri i dyshuar dërgohet në mbajtje, ndërsa tjetri lirohet në procedurë të rregullt.”, njoftoi policia sot në raportin 24 orësh.

(Kosova Sot Online)