Loja angleze me alkool e lë ushtarin në një gjendje të keqe

  • 13 shkurt 2020 - 12:08
Loja angleze me alkool e lë ushtarin në një gjendje të keqe

Një lojë e famshme angleze e ktheu mbrëmjen e qetë të ushtarit Alan Çepmen, 35 vjeç, në një natë të paharrueshme.

Loja fillon kur personi në fjalë poston numrin e tavlinës së pub-it ku është ulur në facebook. Pasi ndjekësit e tij e shohin këtë postim ata telefonojnë pub-in dhe bëjnë porosi për personin e ulur.

Ai më pas duhet t’i mbarojë të gjitha ato që porositen.

Së bashku me numrin e tavolinës, Alan kishte shkruar edhe “Bëni më të keqen”, mesazh ky që inkurajoi shokët e tij në porositë e çmendura.

Alan e gjeti veten shumë shpejt me 165 porosi përpara tij, ndër të cilat edhe disa pije mjaft të çuditshme si salcë domateje, bizele të shtypura, djath, etj.

“Unë mendoj se banakieri më la në tavolinë 50 apo 60 pije por pastaj ndaloi dhe nuk më lejoi të pija më,”  shprehet Çepmen.

Anglezi shprehet se nuk ishte një lëvizje e zgjuar, por ai kaloi një natë vërtetë shumë argëtuese.

Loja është mjaft e përhapur në Angli dhe pëlqehet nga çdo i ri.

(Kosova Sot Online)