Jusuf Thaçi emërohet zëvendësministër në Qeverinë Kurti

  • 13 February 2020 - 13:20
Jusuf Thaçi emërohet zëvendësministër në Qeverinë Kurti

Kryeministri Albin Kurti e ka emëruar sot Jusuf Thaçin, Zëvendësministër në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.

Zyra e Kryeministrit njofton se Kurti e ka emëruar edhe një zëvendësministër në Qeverinë e tij.

Sociologu Jusuf Thaçit do të jetë zëvendësministër i Arsimit. 

“Duke i uruar punë të mbarë, kryeministri Kurti, ka thënë se përgatitja profesionale e z. Thaçi  do t’i ndihmojë shumë Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit,  dhe se kontributi i tij në këtë institucion është më së i nevojshëm”, thuhet në njoftim.  

Thaci ka qenë drejtor i Arsimit në Komunën e Prishtinës në mandatin e parë që Shpend Ahmeti, atëherë zyrtar i lartë i Lëvizjës Vetvëendosje u zgjodh kryetar.

(Kosova Sot Online)