Haradinaj: Taksa të mbetet, s’ka reciprocitet pa e njohur Serbia Kosovën

  • 13 February 2020 - 14:12
Haradinaj: Taksa të mbetet, s’ka reciprocitet pa e njohur Serbia Kosovën

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj ka përsëritur se do të kundërshtojnë heqjen e taksës 100 për qind të vendosur për produktet serbe e boshnjake.

Haradinaj ka deklaruar se nuk mund të ketë reciprocitet pa njohje të shtetit të Kosovës nga Serbia.

“Ne kemi kërkuar dhe vazhdojmë që të kërkojmë që taksa të mbetet në fuqi deri në njohjen e pavarësisë së Kosovës, natyrisht se hapja e këtij diskutimi e ka bërë vetë kryeministri që propozoj në një far forme reciprocitet, edhe në ditët e fundit reciprocitet mund të ketë por përderisa s’ka njohje nuk ka reciprocitet, në këtë rast më e udhës do të ishte që taksa të mbetet, e SHBA të ketë një draft agjendë për njohjen e pavarësisë së pavarësisë së Kosovës”, ka deklaruar Haradinaj, teksa ka folur edhe për Mini Schengenin ballkanik.

“Fatkeqësisht nismëtar i Mini Schengenit është kryeministri i Shqipërisë, e ne si Kosovë ndihemi shumë keq në këtë pozitë që jemi, ne nuk do të kishim dashtë t’i shohim ato pamje jo fort të lezetshme mes Kurtit dhe Ramës, por, gjithsesi mini schengeni pa Kosovën shtet dhe njohje reciproke në asnjë variant nuk duhet që pajtohet. Do të jemi kategorik kundër”, tha ai.

(Kosova Sot Online)