U vendos prapa Vjosës, por ja ku përfundoi fotografia e Thaçit

  • 13 February 2020 - 16:11
U vendos prapa Vjosës, por ja ku përfundoi fotografia e Thaçit

Fotografia e presidentit Hashim Thaçi që ishte vendosur prapa ulëses së kryeparlamentares Vjosa Osmani është larguar nga aty.

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, në shenjë paknaqësie ndaj Vjosa Osmanit që brenda zyrës së saj e zhvendosi fotografinë e Thaçit vendosi që atë t’ia dërgoj prapa ulëses në Kuvend të Kosovës.

Por ajo fotografi kur filloi seanca e radhës në orën 15:00, përfundoi tek ulëset e Partisë Demokratike të Kosovës.

Image

(Kosova Sot Online)