Alarmante: Komuna e drejtuar nga Agim Bahtiri shkelë udhëzimet e Ministrisë së Arsimit, punëson njerëz me të 'njofshëm'

  • 13 February 2020 - 20:11
Alarmante: Komuna e drejtuar nga Agim Bahtiri shkelë udhëzimet e Ministrisë së Arsimit, punëson njerëz me të 'njofshëm'

Drejtoria e Arsimit në Mitrovicë në konkursin e shpallur për mësimdhënës me datë 14.01 2020 ka shkelur vetë nenet të publikuara në konkurs, duke pranuar kandidatë me përgatitje më të ulët dhe duke i anashkaluar ata me kualifikim më të lartë.Rast konkret janë dy shkolla: "Harun Beka" dhe "Jusuf Rexha", ku për pozitat Mësimdhënës i Gjuhës dhe Letërsisë shqipe janë pranuar dy kandidate të cilat nuk i plotësojnë kushtet e udhëzimeve të MASHT-it, derisa janë injoruar kandidatët me nivelin Master.

Kjo ka bërë që shumë kandidatë t'i kërkojnë të drejtat e tyre përmes rrugëve ligjore, pasi siç kanë thënë maipulime të këtilla ka pasur thuajse në çdo konkurs të shpallur nga DKA -Mitrovicë.

Në media dhe rrjete sociale, janë përhapur shumë informacione, lidhur me të pranuarit në konkurs.

Zyrtari komunal që pranon punët në infrastrukturë, punëson gruan në Shkollën e Koshtovës me konkursin e kurdisur.

Sipas aplikantëve në SHF “Jusuf Rexha” në Koshtovë është pranuar gruaja e zyrtarit komunal, njeriu i cili bënë pranimin teknik të punëve infrastrukturore në Komunën e Mitrovicës, Fisnik Ibrahimi.

Sipas disa dëshmitarëve, gruaja e tij është pranuar me notë me të dobët (thuhet se ka noten 6.47) dhe me kualifikim më të ulët se konkurentet tjera.

Fisnik Ibrahimi në mandatin e kaluar ishte avancuar si Udhëheqës i sektorit për Infrastrukturë rrugore, dhe konsiderohet si njeriu i besueshëm i kryetarit, pasi në shumicën e konkurseve bënë pjesë në komisionet rekrutuese duke kryer “porositë” nga lartë.

Drejtori i Arsimit Egzon Jashari dhe Fisnik Ibrahimi që të dy vijnë nga fshati Koshtovë.

Dëshmi tjera vijnë edhe për konkursin në Gushavc, ku e pranuara ka notën më të ulët (thuhet se ka noten 6.9) gjithashtu ka kualifikim më të ulët se aplikantet tjera.

Rasti tjetër është edhe kur komsioni qëllimisht nuk i ka ftuar fare disa kandidate edhe pse të gjitha kushtet i kishin plotësuar.

Ndryshe, disa aplikante kanë kërkuar t’i shohin pikët e tyre në Drejtorinë e Arsimit, mirëpo komisoni ju ka thënë, se vetëm me avokat mund t’i shihni pikët e fituara.

Gjithashtu disa nga aplikantët kanë thënë se janë ankuar në Inspektoriatin e Punës, e disa do të ankohen në ditët në vazhdim.

(Kosova Sot Online)