Zgjedhjet në Podujevë – mblidhet KQZ

  • 14 February 2020 - 08:43
Zgjedhjet në Podujevë – mblidhet KQZ

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet sot në orën 10:00.

Në mesin e pikave të rendit të ditës së këtij takimi është edhe aktiviteti i Zyrës për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim.

Më poshtë rendi i ditës: 

Hyrje – znj. Valdete Daka, kryesuese e mbledhjes së KQZ-së;

Aktivitetet e Zyrës për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim: Caktimi i lartësisë së mjeteve nga fondi për mbështretjen e subjekteve politike për muajin shkurt 2020.

Shqyrtimi dhe miratimi i Udhëzimit për Komisionin Komunal të Zgjedhjeve dhe Këshillat e Vendvotimeve për indetifikimin e votuesve në vendvotim për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Podujevës;Të ndryshme.

(Kosova Sot Online)