Skënder Hyseni në linjë me Thaçin e Grenellin: I mbështet i pari marrëvëshjet e nënshkruara në Mynih

  • 14 February 2020 - 11:03
Skënder Hyseni në linjë me Thaçin e Grenellin: I mbështet i pari marrëvëshjet e nënshkruara në Mynih

Anëtar i Kryesisë së LDK-së, Skender Hyseni ka mbështetur sot nënshkrimin e marrëveshjeve në Mynih mes Kosovës dhe Serbisë.

Hyseni përmes Facebook-ut ka shkruar se nënshkrimi i dy marrëveshjeve për hekurudhat dhe autostradat është një hap në drejtimin e duhur.

“Letra e Sekretarit amerikan Mike Pompeo është shumë e kjartë. Dialogu Kosovë-Serbi, në thelb ka njohjen e ndërsjellë midis këtyre dy shteteve. Koordinimi i ngushtë me SHBA-në dhe BE-në është jetik.Nënshkrimi, sot në MSC, i edhe dy letrave të shprehjes së qellimit, ate për hekurudhat dhe ate për autostradën është edhe një hap në drejtimin e duhur”, ka shkruar Hyseni.

Sot në Mynih janë nënshkruar dy marrëveshjet mes Kosovës dhe Serbisë ku të pranishëm kanë qenë Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ai i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ambasadori amerikan në Berlin, Richard Grenell, ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën Marko Gjuriq dhe Xhemë Veseli dhe Ramë Qupeva që drejtojnë transportin rrugor gjegjësisht transportin hekurudhor.

(Kosova Sot Online)